Me kalimin e viteve dhëmbët humbasin ngjyrën e tyre natyrale dhe fillojnë të zverdhen. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por ndër më kryesoret përmendin: faktorin genetik, kujdesin ndaj higjienës orale dhe ushqimet e pijët që konsumojmë në të përditshmen tonë.
Një dhëmb është i përbërë nga 4 inde: smalti, i cili është mbulesa e bardhë që mbron dhëmbin; denti, i cili është materiali që mbart nervat; pulpa, e cila është në qendër të dhëmbit dhe përmban enët limfatike të gjakut dhe centrumi që mbron rrënjën e dhëmbit.
Smalti luan një rol të madh në ruajtjen e ngjyrës, por ushqime e pije të caktuara ngjyruese dhe acide e njollosin atë. Ja cilat janë disa prej tyre :
Kafeja dhe çaji, të dyja këto pije kanë pigment të errët që lënë njolla tek dhëmbët. Për t’i zbutur sadopak shtoni qumësht në to dhe shmangni konsumimin e tepërt.
Vera e kuqe, pigement i kuq i verës ndikon në zverdhjen e dhëmbëve prandaj pijeni në mënyrë të moderuar.
Pijet me gaz kanë përmbatje acide që zverdhIN dhëmbët dhe dëmtojnë smaltin.
Boronicat dhe manaferrat janë fruta shumë të ushqyeshme, por pigmenti i tyre ngjyrues mund të ngjitet në smaltin e dhëmbëve duke lënë shenjë.
Panxhari, gjithmonë pas konsumimit të tij duhet të lani dhëmbët pasi ka pigment shumë të fortë të kuq dhe lë njolla tek dhëmbët.
Domatet dhe salca përmbajnë acide që dëmtojnë ngjyrën e bardhë të dhëmbëve.
Uthulla balsamike dhe salca e sojës janë thellësisht të pigmentuara dhe kanë aciditet të lartë, përdorini sa më rrallë të jetë e mundur në vaktet kryesore.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...