Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj.
Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:
Vezët
Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave.
Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.
Mishi i pulës
Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.
Produktet e qumështit
Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.
Peshku
Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.
Bananja
Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikë, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin, shkruan Beba Ime.
Krime lufte në Suharekë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...