Miliona njerëz në mbarë botën përballen me pagjumësi, ndërsa përveç stresit dhe problemeve të përditshme, një shkak i madh i pagjumësisë është edhe ushqimi i parregullt.
Edhe pse ekspertët rekomandojnë se nuk është mirë të hahet dy ose tre orë para se të shkoni në shtrat, megjithatë ka ushqime që mund t’ju ndihmojnë që t’ju marrë gjumi.
Sipas hulumtimit nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një në tre persona në botë nuk fle mjaftueshëm, transmeton Koha.net. Shumë njerëz janë mësuar që pagjumësitë e natës t’i zëvendësojnë me disa orë gjumë gjatë ditës, por kjo nuk e lehtëson ndjenjën e lodhjes.
Ushqimi para fjetjes mund të jetë shumë i dobishëm në luftimin e pagjumësisë, sipas Michael Grandner, drejtor i Universitetit të Arizonës, i cili merret në hulumtimin e gjumit dhe shëndetit.
Nëse shkoni në shtrat të uritur, ekziston një probabilitet i lartë që do të zgjoheni të lodhur. E njëjta do të ndodhë edhe nëse e hani një ushqim të bollshëm para gjumit, përcjell Koha.net. Megjithatë, nëse nga ushqimet e caktuara e kombinoni një ushqim me rreth 150 kalori, atëherë mund të flini si bebe.
Një porcion i vogël me drithëra me jogurt është shumë efektiv për një gjumë të qetë dhe të gjatë. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini edhe një copë djathë cedar para se të shkoni në shtrat.
Sipas një studimi nga gazeta evropiane “Journal of Nutrition”, njerëzit të cilët në mëngjes dhe mbrëmje para gjumit e pinë një gotë lëng natyral, të dendur të vishnjës, flenë deri në 40 minuta më shumë se të tjerët.
Për t’u ngopur gjumë, praktikoni më shpesh të darkoni oriz të zier Jasmin me perime. Lakra e gjelbër e përgatitur me qepë me supë ose pastë, gjithashtu do ta lehtësojë pagjumësinë.
Është e rëndësishme të dini se të gjitha këto ushqime kanë efekte pozitive në një gjumë të qetë, edhe nëse i hani ato gjatë ditës edhe në mbrëmje.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare