A ndjeheni pas ushqimit sikur u është fryrë barku dhe keni nevojë për lirimin e gazrave?
Në përgjithësi barku fryhet kur mblidhen gazrat në zorrë, duke ju dhënë një ndjenjë të pakëndshme.
Kjo ndjenjë zakonisht shkaktohet nga gazrat natyrorë të lëshuar gjatë tretjes, edhe pse mund të preken nga ulcerat, menstruacionet, dispepsi dhe gëlltitjen e ajrit të tepërt gjatë ngrënies, shkruan arbresh.info
Ja cilat ushqimet që ju ndihmojë ndjeheni në një situatë të tillë:
Farat e koprës
Farat e koprës ndalojnë formimin e gazrave dhe ndihmojnë në lehtësimin e presionit që shkakton gazi. Ato mund të ndihmojnë në zbutjen e fryrjes, duke i zbutur muskujt në traktin e tretjes. Ato mund t’i konsomi direkt para vakteve, ose mund t’i konsumoni përmes çajit.
Xhenxhefili
Xhenxhefili ndihmon në përshpejtimin e tretjes, gjë që lejon gazrat të lëvizi më lehtë përmes zorrëve. Provoni të shtoni xhenxhefil në ushqimin tuaj ose të pini një filxhan çaji xhenxhefil pas ngrënies, shkruan portali arbresh.info
Çaj mente
Çaji menta ka një efekt qetësues, anti-spazmik në sistemin e tretjes. Ndihmon në relaksimin e stokamut dhe lehtëson fryerjen, duke lejuar që gazrat të kalojnë lehtë nëpër zorrët tuaja. Përpiquni që në ujë të ftohtë të vendosni gjethe mente dh eta konsumoni, ndërsa ndihmesë tjetër është gjatë ditës të konsumoni një filxhan çaj mente.
Uji me limon
Limoni ndihmon në nxitjen e prodhimit të acidit të stomakut, që ndihmon në tretjen e shpejt të ushqimit. Tretja e shpejtë e ushqimit nënkupton sa më pak gazra në zorrë. Pirja e mjaftueshme e ujit gjithashtu ndihmon në thithjen e sistemit tuaj të tretjes, duke lëvizur ushqimin më shpejt dhe duke parandaluar ngritjen e ngadalshme. Për parandalimin e fryerjes së barkut, do të ishte mirë që ditën ta filloni me një gotë ujë me limon./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...