Ushqimet që luftojnë përhapjen e kancerit dhe shpëtojnë jetë

07:31 | 23 Prill 2018
Arbresh.info

Asnjë ushqim nuk mund të parandalojë kancerin, megjithatë, kombinimi i duhur i ushqimeve mund të bëjë diferencën.

Në vaktin e ngrënies, mbani një balancë të të paktën 2/3 ushqimeve me bazë bimore dhe jo më shumë se 1/3 proteina me bazë shtazore.

Kjo është një zgjedhje e rëndësishme për të luftuar kancerin, sipas Institutit Amerikan për Hulumtimin e Kancerit. Ja cilat janë ushqimet më të mira që luftojnë kancerin.

1.Rrushi: Rrushi dhe lëngu i rrushit, sidomos rrushi i kuq dhe i purpurt, përmbajnë resveratrol. Kjo substancë ka veti të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore. Në studimet laboratorike, ajo ka parandaluar dëmtimet që mund të nxisin zhvillimin e qelizave kancerogjene. Nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të thënë që konsumimi i rrushit ose lëngut të tij ose verës mund të parandalojë ose trajtojë kancerin.

2.Çaji jeshil: Edhe pse të dhënat janë të pakta, studimet laboratorike kanë treguar se çaji, sidomos ai jeshil, mund të ngadalësojë ose parandalojë zhvillimin e kancerit të zorrës, gjirit, mëlçisë dhe prostatës. Ai ka gjithashtu po të njëjtin efekt tek indet e mushkërive dhe lëkura. Ndërsa në disa studime të tjera më afatgjate, çaji është lidhur me rrezikun më të ulët për zhvillimin e kancerit të fshikëzës, stomakut dhe pankreasit. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore tek njerëzit për të përcaktuar saktësisht nëse çaji mund të luftojnë kancerin.

3.Domatet: Nëse është glikopeni, pigmenti që u jep domateve ngjyrën e kuqe, ose diçka tjetër nuk dihet. Por disa studime e kanë lidhur konsumimin e domateve me uljen e rrezikut të një sërë lloje kanceri, përfshirë edhe kancerin e prostatës. Studime sugjerojnë gjithashtu se produktet e përpunuara të domates, si lëngu i saj, salca ose pasta rrisin potencialin për luftimin e kancerit.

4.Perimet dhe frutat jeshile e portokalli: Frutat dhe perimet janë të pasura me lëndë ushqyese që luftojnë kancerin, dhe sa më shumë ngjyrë të kenë, aq më shumë lëndë ushqyese përmbajnë. Këto ushqime mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit duke mbajtur një peshë normale. Shtimi në peshë rrit rrezikun për disa lloje kanceri, si kanceri i zorrës, ezofagut dhe veshkave. Konsumoni sa më shumë perime, si të gjelbra, të kuqe dhe portokalli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme