Google ADS

Ushqimet që luftojnë kolesterolin

08:28 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Nëse nuk dëshironi që një pjesë të jetës të vareni nga ilaçet, duhet ta rregulloni ushqimin.

Në vijim ju sjellim ushqimet që e ruajnë shëndetin.

BOLLGURI

Bollguri është përplot me fibra që njihet për efektin se e ul kolesterolin. Është mirë që vetë ta përgatisni bollgurin tuaj, t’ia shtoni ushqimet e shëndetshme.

PESHKU

Peshku është i pasur me aminoacide të shëndetshme, që i ndihmojnë organizmit që të luftojë kolesterolin e grumbulluar. Organizmi i njeriut nuk prodhon aminoacidet omega 3, kështu që duhet sjellë përmes ushqimit apo suplementeve.

BISHTAJAT

Bishtajat janë vrasës i kolesterolit, sepse janë përplot me fibra të tretshme që e përmirësojnë tretjen dhe hedhin jashtë materiet e dëmshme prej trupit.

PERIMET E GJELBRA

Të gjithë e dimë se perimet me gjethe të gjelbra e luftojnë kolesterolin. Me secilën shujtë konsumoni nga pak spinaq apo brokoli, lakër jeshile dhe lakër. Janë përplot me vitamina dhe me minerale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme