Ndryshimi i motit dhe shprehitë jo të mira të ushqimit mund t’ju lënë të ekspozuar ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore, e më i shpeshti është gripi. Megjithëse ka shumë ilaçe që ndihmojnë, në vijim ju sjellim ushqimet, që ndikojnë kundër gripit.
HUDHRA
Hudhra është e pasur me përbërës, që kanë veti kundër viruseve. Këto substanca parandalojnë virusin e gripit. Për t’i thithur të gjitha vetitë shëruese të hudhrës, përtypni pak thelb të hudhrës çdo 3-4 orë. Po ashtu, mund ta shtypni hudhrën dhe ta shtoni në mjaltë.
LULELAKRA
Kjo perime është një tjetër ushqim, që parandalon gripin, sepse është e pasur me shumë antioksidues, që e përmirësojnë dhe forcojnë sistemin imun. Nutrientet në lulelakër ndihmojnë tretjen, derisa ofron edhe vitamina e minerale.
ERËZAT
Duke shtuar pak erëza në ushqimin tuaj, kjo është një nga mënyrat për të mbajtur gripin larg. Shafrani, kanella, këto erëza ndihmojnë forcimin e sistemit imun. Nëse ndiheni se po prekeni nga gripi, përzieni gjysmë lugë koriandri dhe kanelle, plus ¼ e lugës pluhur xhenxhefili në ujin që vlon. E pini kur të ftohet.
KAROTAT
Karotat po ashtu ia vlejnë t’i përfshini në ushqimin tuaj, pasi përmbajnë betakarotinë, e cila përkrah membranën e mukozës dhe traktin respirator. Në shkëmbim, karotat parandalojnë ngjitjen e baktereve në trup, duke mos shkaktuar telashe si, gripin. Kosova Sot
BORONICAT
Kur bëhet fjalë për mposhtjen e gripit, konsumimi i boronicave dhe frutave të tjera të malit, është mënyra për t’u mbrojtur nga gripi. Kjo për faktin se boronicat janë të mbushura me antioksidues, që luftojnë viruset e gripit ose bakteret. Mjekët rekomandojnë të hani gjysmë gotë me boronica, për sistem më të fortë imun.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë