Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.
Tashmë është e provuar që ushqimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.
Ja kush janë ushqimet që duhet të hani për të mbrojtur lëkurën nga dielli. Salmoni
Sipas studimeve të ndryshme acidet yndyrore të serisë Omega 3 kanë një rol thelbësor në parandalimin e tumoreve të lëkurës. Omega 3, siç është vënë re, gjendet sidomos tek peshqit e mëdhenj, si salmoni apo peshku ton.
Frutat e thata
Siç duket, furtat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes, për të shfrytëzuar efektet gjatë gjithë ditës.
Veza
Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.
Domatet
Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.