Hekuri është një mineral shumë i rëndësishëm, që përdoret për transportimin e oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit. Mungesa e tij shkakton dhimbje, anemi dhe plogështi. Edhe sasia e tepërt e hekurit shkakton dëme, kështu që ju sjellim ushqimet natyrale përmes së cilave nivelin e hekurit e mbani në ekuilibër.
FASULJA E ZEZË
Fasulet e zeza janë të mbushura me hekur, si dhe me fibra dhe proteina. Ofrojnë energji në formë prej niseshteje, që i bën një burim të mirë për karbohidrate për secilin që ka rezistencë ndaj insulinës, si ata me paradiabet apo edhe nga ata që janë prekur nga diabeti.
ÇOKOLATA E ZEZË
Çokollata e zezë është një tjetër opsion i shëndetshëm për hekur. Krejt çfarë ju nevojitet është t’i përmbushni rreth 20 për qind të nevojave ditore me mineralin e hekurit. Rreth 28 gramë me çokollatë të zezë ju furnizojnë me 3.3 miligramë hekur, që është 19 për qind e nevojave ditore.
LENTET
Lentet janë një bishtajë tjetër, që ia vlen të përfshihet në ushqim për nevojat ditore të hekurit. Lentet e ziera përmbajnë më shumë se 6 miligramë hekur për një gotë dhe janë të mbushura me fibra që ngopin organizmin, ndihmojnë që niveli i sheqerit të jetë në ekuilibër dhe e ulin kolesterolin e dëmshëm.
FËSTËKËT
Fëstëkët janë superiorë për nga nutrientet, sidomos kur vjen puna për ata që kërkojnë ide për zamra të shëndetshme për të mbajtur peshën nën kontroll dhe për humbjen në peshë. Rreth 49 fëstëkë ofrojnë hekur, nivel të lartë me vitamina B6 (25 për qind), bakër (20 për qind) dhe tiaminë (20 për qind). Fëstëkët janë një ndër më të pasurat me hekur, nga frutat me lëvozhgë të fortë.
FARAT E KUNGULLIT
Farat e kungullit janë zamër e shijshme. Rreth 28 gramë për një shërbim me fara të kungullit mbajnë rreth 4.2 miligramë hekur. Po ashtu, farat e kungullit janë burim i mirë edhe për zink, vitamina K dhe mangan. Janë midis burimeve më të mira për magnez, që njerëzve u mungon shumë.
SPINAQI
Spinaqi i zier dhe ai i papërpunuar janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Spinaqi i zier ndihmon trupit për të absorbuar nutrientet më lehtë. Vetëm një gotë spinaq të zier ofron më shumë se 6 miligramë hekur, si dhe fibra, proteina, vitaminsa A, E dhe kalcium. Spinaqi është ushqim i lehtë për ta përfshirë kudo.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...