Ushqimet që janë si ilaç

10:32 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Jo për të gjitha problemet shëndetësore nevojiten ilaçet. Dhimbje të caktuara mund t’i shëroni me konsumimin e ushqimit të nevojshëm, të pasur me minerale dhe vitamina të domosdoshme.

• Shërimin e vështirë të plagëve do ta shpejtoni me zink dhe me vitamina C dhe K. Këtë formulë të suksesshme e përbën kombinimi me speca, domate dhe peshk. • Lëkura e yndyrshme dhe puçrrat zakonisht shfaqen si pasojë e mungesës së biotinës dhe vitaminave B2. Me jogurt nga soja do ta kompensoni biotinën, e vitamina B2 me jogurt të zakonshëm.

• Rënien e flokut mund ta ndaloni dhe rigjallëroni me biotinë dhe zink. Ditën fillojeni me muesli me badem shtesë dhe një vezë të zier.

• Gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve do ta zbutni me vitamina A dhe C. Konsumoni një gotë lëng portokalli ose karote. Në lëng detyrimisht shtoni një lugë vaj bimor.

• Lodhja konstante që e ndjeni si pasojë e mungesës së hekurit do të hiqet duke konsumuar gjellë me lente. Po ashtu, për çdo ditë hani nga një vezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme