Që të gjithë ne, e dëshirojmë buzëqeshje të shëndetshme e të bukur, duke u privuar nga shumë gjëra për ta arritur këtë.
Në mesin e sakrificave përfshihen frekuentimet e shpeshta tek dentisti, e madje edhe heqja dorë nga ushqimet e preferuara, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas ekspertëve, duket se ekzistojnë disa ushqime, të cilat duken të sigurta për t’i konsumuar, por që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.
Boronicat
Boronicat nuk ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, por i ngjyrosin dhëmbët me ngjyrë të kaltër.
Normalisht se nëse nuk hani shumë shpesh boronica kjo nuk do të ndodh, por konsumuesit e rregullt të boronicave zakonisht kanë dhëmbë më të verdhë.
Vera e bardhë
Adhuruesit e verës së bardhë duhet ta marrin një vendim të rëndësishëm: ose ta konsumojnë pijen e preferuar ose të kenë smalt të shëndetshëm të dhëmbëve.
Vera e kuqe
Ndryshe nga vera e bardhë, vera e kuqe nuk ndikon negativisht në shëndet të dhëmbëve, por ua humb atyre ngjyrën e bardhë.
Domatet
Domatet janë acidike njësoj sikurse pemët citrike. Ky acid i dëmton dhëmbët dhe e rritë ndjeshmërinë dentale. /Lajmi.net/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...