Njerëzit që duan të kenë muskuj më të formuar dhe më të fuqishëm, patjetër që duhet të kenë edhe dietë të pasur.
Sipas studimeve të shumta, personat që merren me ushtrime fizike për forcimin e muskujve, duhet që të konsumojnë ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të proteinave dhe vitaminave, transmeton portali arbresh.info
Disa ndër ushqimet që patjetër duhet të jenë pjesë e dietës janë:
Peshku, posaqësisht tuna ose salmon, sepse përmbajnë sasi të lartë të proteinave. Këto dy lloje peshku parandalojnë edhe sëmundjet kancerogjene. Sipas ekspertëve, sasia e proteinave që përmbajnë këto dy lloje peshqish lidhet direkt me forcimin e muskujve.
Pula, por mund të konsumohen edhe vezët, sepse përmbajnë protein të pastër. Mjekët rekomandojnë që nuk duhet të konsumohen më shumë se 1 ose 2 vezë në ditë, ndërsa mishi i pulës duhet të konsumohet të paktën 3 herë në javë për forcim të muskujve.
Xhenxhefili thonë ekspertët duhet patjetër të jetë pjesë e dietave ditore. Forcon qarkullimin e gjakut dhe ju bën më të fuqishëm për ushtrimet e rradhës.
Soja konsiderohet burim i mirë i proteinave për atletët vegjetarianë. Soja përmban 37,6% proteina bimore dhe ka sasi të lartë kaliumi./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...