Biotina, pjesë e kompleksit të vitaminave B është thelbësore për shëndetin.
Kjo vitaminë që tretet në ujë ndryshe njihet si vitamina H.
Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.
Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Problemet Që Shkakton Mungesa e Biotinës në Organizëm
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj
Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.
Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.
Biotina është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Vlerat e Biotinës Për Rritjen e Flokëve
Përpara se të mësoni përdorimin e biotinës, duhet të dini për sasitë e rekomanduara ditore të biotinës për fëmijë dhe të rritur.
Foshnjet deri në 6 muaj kanë nevojë për 5 mikrogramë biotinë në ditë.
Foshnjet nga 7 në 12 muaj kanë nevojë për 6 mikrogramë biotinë në ditë.
Të miturit nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 8 mikrogramë biotinë në ditë.
Të miturit nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 12 mikrogramë biotinë në ditë.
Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 20 mikrogramë biotinë në ditë.
Adoleshentët nga 14-18 vjeç kanë nevojë për 25 mikrogramë biotinë në ditë.
Të rriturit mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë.
Gratë shtatzëna dhe ato lehonë kanë nevojë për 30 mikrogramë biotinë në ditë, ndërsa ato lehonë për 35 mikrogramë në ditë.
Biotina ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e flokut, thonjëve dhe shëndetin e lëkurës.
Ajo është thelbësore për prodhimin e keratinës, një proteinë e rëndësishme për strukturën e lëkurës, thonjëve dhe flokut.
Nëse dëshironi t’ju rritet floku në mënyrë të shëndetshme atëherë, sipas ekspertëve të AgroWeb.org, duhet të hani më shumë ushqime të pasura me biotinë. Bëhet fjalë për:
Të verdhën e vezës
Djathi
Arrorët
Drithërat e plotë
Barishtet
Kërpudhat e bardha
Bishtajoret
Bananet
Lulelakra
Karrota
Domatja
Molla
Sallata jeshile.
Përveç ushqimeve, ju mund të merrni suplementë biotine të përshtatshëm për rritjen e flokut. /AgroWeb.org
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe