Trupi i njeriut mund të themi që është një shumësi nyjesh që ndihmojnë lëvizjen dhe kryerjen e funksioneve normale të tij. Çdo kockë lidhet me tjetrën me anë të nyejeve, ndaj nëse ato dhembin mund të imagjinoni krizat e mëdha që do të përshkojnë të gjithë trupin. Kjo dhimbje mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh, siç janë llojet e ndryshme të artritit dhe osteoartritit.
Pavarësisht të gjithë medikamenteve që rekomandohen, ushqimet dhe stili i jetesës mund të jenë një ndihmesë e madhe. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga ushqimet më të mira të cilat largojnë shpejt dhimbjen e nyejve tuaja.
Çfarë të konsumoni
Ekspertët rekomandojnë të filloni me dietën mesdhetare, pasi është e pasur me fruta, perime, bishtajorë dhe shumë vaj ulliri. Të gjitha këto ushqime ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave dhe veçanërisht nyjeve. Një studim i vitit 2015 shpjegon lidhjen e fortë që ushqimi ka me shëndetin e mirë të kockave. Këtu veçohet edhe dieta e famshme mesdhetare. Pra, shumë bulmet, vaj ulliri, fruta, perime apo ushqime të pasura me omega-3. Të gjitha këto ushqime largojnë dhimbjen e nyjeve në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Vaji i peshkut
Vlerat e vajit të peshkut gjejnë vend edhe në luftën kundër dhimbjes së kyçkeve. Elementi kryesor në të, omega – 3 ka veti anti informator të cilat qetësojnë çdo dhimbje në trup në shumë pak kohë. Atë mund t’a merrni me anë të suplementeve në disa periudha të caktuara të vitit ose në mënyra natyrale. Ndër ushqimet më të pasura me të listohen peshku salmon, troftë apo sardelet. Mjafton të konsumoni një racion peshk të freskët në javë dhe do të merrni të gjithë ndihmën e duhur për nyjet dhe kyçet tuaja.
Perimet e jeshile
Megjithëse të gjitha perimet duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, perimet jeshile e me shumë gjethe vendosini në vend të parë. Këtu futen brokoli, kale, sallata jeshile apo lakrat, pasi janë një burim shumë i madh vitaminash, fibrash dhe antioksidantësh. Pikërisht këto enzima dhe vitamina e ndihmojnë trupin të qetësojë gradualisht dhimbjet e çdo lloji. Për të gjithë personat që vuajnë nga artriti këto perime janë më të vlefshmet.
Çaji jeshil
Shumë i njohur e i përdorur që nga lashtësia, çaji jeshil është i mbushur në vlera të mira për organizmin. Ky çaj ka veti qetësuese dhe arrin të shuajë dhimbjen e nyjeve nëse e përdorni rregullisht. Gjithnjë jini të kujdesshëm të keni një regjim ushqimor sa më natyral e të pasur me vitamina dhe minerale. Krahas këshillave dhe ilaçeve nga mjeku, ushqimet e duhura do të jenë një ndihmesë e madhe kundër këtyre simptomave./AgroWeb
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë