Google ADS

Ushqimet që duhet t’i evitojmë gjatë gjidhënies

10:57 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Disa fëmijë që ushqehen me gji janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve të caktuara që nëna konsumon, kjo pasi ato ushqime mund të jenë një faktor që do të ndikojë në përkeqësimin apo shfaqjen e kolikave.

Nëse në një moment mund të ndodhë që të konsumoni ndoshta edhe pa dashje një ushqim të tillë, duhet të dini se dhimbjet e barkut të shkaktuara nga ky ushqim do të fillojnë rreth 24 orë nga konsumimi i tij.

Produktet e konsumit të përditshëm

Mund të themi se janë pikërisht disa proteina të marra nëpërmjet ushqimeve që konsumohen në mënyrë të rregullt, nje prej faktorëve që do të ndikojë në shfaqjen apo përkeqësimin e kolikave të fëmijës.

Ushqimet apo pijet me përmbajtje kafeine
Disa nga pijet që do të shqetësojnë fëmijën duke i shkaktuar dhimbje barku janë: pijet me gaz (koka kola, fanta,sprite, pepsi etj), kafeja, çaji, si edhe disa pije të tjera të ftohta apo të ngrohta që mund të përmbajnë kafeinë. Gjithashtu në grupin e ushqimeve të dëmshme për shkak të përmbajtjes së kafeinës është edhe çokollata, sidomos nëse nëna i konsumon në sasi të mëdha.

Drithërat dhe arrat
Ndër produktet më të dëmshme të këtij grupi janë: gruri, misri, kikiriku dhe soja.

Ushqimet me erëza
Nëse ju do të kosnumoni ushqime që përmbajnë erëza apo hurdha shija e qumështit të gjirit do të ndryshojë. Ushqime të tilla mund të kosniderohen edhe sallata dhe pica të ndryshme që mund të përmbajnë erëza. Në një moment të caktuar ato mund të bëhen shkaktare të dhimbjeve të barkut tek fëmija, apo i ndryshimit të shijes, duke bërë që fëmija të refuzojë gjirin.

Ushqimet që shkaktojnë gazra në stomak
Brokoli, qepa, lakra e brukselit, speci jeshil, lulelakra, lakra e bardhë, fasulet, trangujt, sallata jeshile, asparagët, janë ushqime që mund të shkaktojnë dhimbje barku tek fëmija. Ju duhet të dini se ushqimet që shkaktojnë gazra në stomakun e nënës, shkaktojnë edhe në atë të fëmijës.

Disa fruta specifike
Disa fruta si: agrumet dhe lëngjet e tyre (portokalli, limoni, lime, qitro), luleshtrydhet, kivit, ananasi, qershitë dhe kumbullat mund të jenë gjithashtu shkaktare të kolikave të bebes.
Si të identifikojmë nëse një ushqim i caktuar ka shkaktuar kolikat tek fëmija?
Ju duhet të përpiqeni të identifikoni ushqimet që shkaktojnë shqetësime tek fëmija duke ndjekur 3 hapa të thjeshtë.

Ja si duhet të veproni.

Hapi i parë: hartoni një tabelë
Tabela duhet të përmbajë listën e ushqimeve që keni konsumuar si edhe efektin që ka dhënë tek fëmija. Ju duhet të dini se qumështi i lopës është një nga shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të barkut tek fëmija. Ai mund të shkaktojë tek fëmija jo vetëm kolikat por edhe diarre, konstipacion, skuqje të anusit si edhe zgjime të shpeshta dhe të pashpjegueshme gjatë natës.

Hapi i dytë: eleminoni disa ushqime
Filloni të eleminoni të gjitha ushqimet që dyshoni apo jeni të sigurta që i shkaktojnë kolikat fëmijës tuaj. Mund të nisni nga qumështi i lopës, kjo për të paktën 10-14 ditë. Vëreni çfarë efekti do të ketë kjo tek fëmija juaj dhe më pas kaloni tek hapi i tretë.

Hapi i tretë: mos e konsumoni një ushqim të caktuar në sasi të mëdha
Ju duhet të dini se nuk është e nevojshme të hiqni dorë përfundimisht nga ushqimet që shkaktojnë kolikat tek fëmija, por thjesht duhet t’i konsumoni ato në sasi shumë të vogla. Nëse ju jeni një nënë gjidhënëse dhe fëmija juaj shfaq probleme me kolikat duhet të flisni me mjekun në mënyrë që të krijoni së bashku një dietë të shëndetshme ushqimore.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme