Zgjedhja e ushqimeve për këtë vakt është gjithashtu shumë e rëndësishme nëse dëshironi të ruani linjat trupore.
Këtu janë disa ushqime që duhet të shmangni nëse dëshironi një linjë në formë, transmeton portal arbresh.info
Produktet e qumështit me një përqindje më të ulët të yndyrës
Produktet e qumështit që shënohen si variant i lehtë nuk janë zgjedhje e mirë për mëngjes, sepse kanë një përqindje të ulët yndyre dhe nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina, kështu që do të ndiheni më shpejt të uritur. Kërkimet shkencore kanë treguar se kosi me përqindje më të lartë yndyre kontribuon në humbjen e peshës, ndryshe nga varianti i tij “i lehtë”.
Lëngje të shtrydhura
Një tjetër ushqim që i shtohet kësaj liste që mund t’ju habisë është lëngu i shtrydhur, veçanërisht nga agrumet, si portokalli. Nutricionistët pohojnë se shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri si lëngu i blerë, prandaj nuk rekomandohen si pije për mëngjes, sepse mund të ndikojnë në linjë. Përveç kësaj, kur lëngu konsumohet, nuk ka përtypje, prandaj nuk do të keni ndjenjën se keni futur diçka në trupin tuaj.
Gjalpë
Gjalpi duhet shtuar kësaj liste të ushqimeve që duhet shmangur për mëngjes. Edhe pse përmban shumë vitamina, ndër të cilat më të rëndësishmet janë A dhe E, dhe përveç yndyrave të shëndetshme, gjalpi përmban shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të kenë një efekt të dëmshëm në zemrën dhe enët e gjakut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në dhjamosjen. Si zëvendësues, dietologët rekomandojnë gjalpin e kikirikut, sepse redukton ndjenjën e urisë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...