Ushqimet, të cilat konsiderohen si të shëndetshme, mendohet se përkeqësojnë zorrët e irrituara.
Sindroma e zorrëve të irrituara mund të shkaktojë dhimbje dhe simptoma të tilla si fryrje, dhimbje stomaku dhe diarre. Por, duke ndryshuar dietën tuaj duke shmangur ushqime të caktuara ‘të shëndetshme’ kjo mund të ndihmojnë në zbutjen e tyre. Sindroma e zorrëve të irrituara është një term afatgjatë i sistemit të tretjes dhe mund të çojë në efektet anësore të dobëta, si dhimbje stomaku, fryrje, diarre dhe kapsllëk.
Sipas NHS, ajo prek një në pesë njerëz në Britani të Madhe dhe prek dy herë më shumë gratë se sa burrat. Shkaku i saktë i gjendjes është i panjohur, por ekspertët mendojnë se vjen si shkak i ndjeshmërisë së shtuar të zorrës. Ndërsa shkaktarët mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin. Ushqimet, të cilat konsiderohen si të shëndetshme, zakonisht mendohet se përkeqësojnë sindromën e zorrëve të irrituara. Fibrat janë të rëndësishme për sistemin e tretjes, por disa lloje të tyre mund të jenë problematike për njerëzit me zorrë të irrituara.
Një lloj i njohur i fibrës si e patretshme, e gjetur në drithëra dhe grurë, mund të shkaktojë diarre te personat që nuk mund ta tolerojnë atë. Rekomandohet që personat e prekur nga sindroma e zorrëve të irrituara të konsumojnë fibër të tretshme nga burime të tilla, si perime, fruta dhe bizelet.
Gluteni, një proteinë, e cila mund të gjendet në thekër, grurë dhe elb. Yndyra në ushqimet si qumështi, jogurti dhe djathi, mund të rrisë diarrenë. Kalimi në ushqimet me yndyrë të ulët ose pa yndyrë, mund të ndihmojë në reduktimin e gjendjes. Shumë njerëz me sindromën e zorrëve të irrituara janë gjithashtu jo tolerant ndaj laktozës, që do të thotë se një person nuk është në gjendje të tretë sheqerin e quajtur laktozë, i cili zakonisht është i pranishëm në qumësht. Eliminimi i qumështit në tërësi dhe kalimi në alternativa të tilla si tofu dhe qumështi i kokosit mund të ndihmojë në tejkalimin e gjendjes.
Ndërsa fasulet dhe bishtajoret janë burime të rëndësishme të fibrave dhe mund të ndihmojnë personat me probleme me kapsllëkun, ato mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje. Në mënyrë të ngjashme, hudhra dhe qepët mund të jenë të rënda për zorrët, pasi që gazrat e liruara shkaktojnë dhimbje. Brokoli dhe lulelakra mund gjithashtu të jenë të rënda për shumë njerëz me probleme të tretjes dhe janë një shkaktar i sindromës së zorrëve të irrituara.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se perimet janë një burim kryesor i vitaminave dhe mineraleve, dhe duhet të përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të dietës suaj. Përveç kësaj, kufizimi i alkoolit, çokollatës dhe ushqimeve të përpunuara mund të ndihmojë në lehtësimin e sindromës së zorrëve të irrituara. Para se të hiqni dorë nga ndonjë grup ushqimesh, sigurohuni që të konsultoheni së pari me mjekun, për të mos humbur ushqyesit jetikë.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi