Kolesteroli brenda kufijve të caktuar është i nevojshëm për metabolizmin.
Megjithëse kolesteroli brenda kufijve të caktuar është i nevojshëm për metabolizmin, kur ato tejkalohen mund të sjellin faktorët e stresit sa i përket patologjive si infarkti, iktusi cerebral dhe arterioskleroza. Nëse nivelet e kolesterolit janë më të larta se pragu i pranueshëm, filloni të mendoni rreth rishikimit të dietës tuaj dhe të zbuloni se cilat ushqime duhet të shmangni ose të paktën të zvogëloni.
Vezët
Vezët dhe produktet që e përmbajnë atë, përfshirë edhe makaronat me vezë, duhen evituar, por mund t’i konsumoni 1-2 herë në javë jo më shumë.
Mishi i kuq dhe i përpunuar
Nëse nuk doni të hiqni dorë nga mishi, mund të zgjidhni mishin e bardhë. Sa i përket mishit të përpunuar, zgjidhni ato që janë me më pak yndyrë, si proshuta. Pijet alkoolike Marrja e kolesterolit përmes pijeve alkoolike rezulton e rrezikshme për shëndetin, në disa aspekte.
Kafja
Raporti mes kafes dhe kolesterolit rezulton shpesh nga cilësia e produktit. Në rast të konsumimit zgjidhni kafe të një cilësie të lartë dhe më pak të pasur me kafeinë, duke u kufizuar deri në 3 filxhanë në ditë.
Qumështi
Qumështi, ashtu si dhe kosi jo i skremuar, janë një burim i rëndësishëm i kolesterolit. Më mirë të zgjidhni variantet me më pak yndyra si ai i skremuar. Alternativa të shkëlqyera janë qumështi i orizit, i bajameve ose i sojës.
Gjalpi dhe djathi
Këto dy produkte përmbajnë nivele të larta kolesteroli. Pra djathi dhe gjalpi janë në listën e zezë. I konsumoni duke zgjedhur djathin me bazë qumështin e skremuar, ndërsa në rastin e gjalpit evitojeni plotësisht. Organet e brendshme të kafshëve Mëlçia, truri, veshkat, mushkëritë, janë të gjitha pjesë të kafshëve të pasura me kolesterol që duhen evituar.
Gatimi
Është me shumë rëndësi të bëni kujdes edhe në gatimin e ushqimeve; ndërsa është mirë të evitoni të skuqurat me shumë vaj, avulli, zierja ose furra ju lejojnë të realizoni pjata vërtet të shijshme e të lehta, sidomos nëse gatuhen me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...