Google ADS

Ushqimet që balancojnë hormonet

12:27 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij.

Më poshtë mund të gjeni ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.

Bajamet

Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, studime të ndryshme kanë treguar se bajamet ulin gjithashtu nivelet e hormoneve mashkullore, si për shembull testosteroni, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe jo të yndyrshme.

Avokado

Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.

Salmoni

Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk, rekomandojnë ekspertët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme