Mënyra jonë e jetesës, orët e tëra para kompjuterit, tymi i duhanit dhe smogu janë disa ndër faktorët kryesorë të cilët dëmtojnë shikimin tonë. Por nëse tregohemi të kujdesshëm dhe ndjekim një dietë ushqimore të shëndetshme sytë tanë do të jenë më pak të rrezikuar.
Sipas studimeve të ndryshme 10 ushqimet të cilat mbrojnë sytë tanë janë:
1-Karota
Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).
2-Spinaqi
Ai është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë dhe luteinën, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular.
3-Frutat
Kivi, portokalli dhe hidet (xinxifet) janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira të cilat dëmtojnë sytë tanë.
4-Soja
Ajo përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë tanë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misrit janë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.
5.-Hudhra dhe qepa
Të dyja këto janë ushqime shumë të mira për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfur, i cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.
6-Kajsia
Ky frut është i pasur me vitaminë A, e cila mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.
7-Veza
Me përmbajtjen e lartë të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.
8-Salmoni dhe sardelet
Acidet yndyrore, Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin sepse janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili mbaron shikimin tonë .
9-Brokoli
Është një ndër perimet të cilat përmirësojnë shikimin tonë. Brokoli përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.
10-Çokollata e zezë
Përveçse e shijshme çokollata e zezë përmban flavonoide të cilat mbrojnë sytë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...