Ushqimet për një rini të përjetshme!

16:08 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Ushqimet kaë një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ato kanë një një rëndësi të veçantë të cilët ndikojnë në elementët e bukurisë dhe jetëgjatësisë. Disa nga ushqimet të cilat kanë një rol të tillë të veçantë janë;

Vaji i ullirit
Katër dekada më parë, studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

Boronicat
Në një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga Universiteti i Taftit nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një kohë të barabartë me 10 vjet njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

Peshku
Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.

Bajamet
Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme