Të kesh fëmijë është një gjë e mrekullueshme dhe me siguri shpesh keni menduar rreth mënyrës se si dëshironi t’i rrisni. Mirëpo kjo mund të jetë diçka e vështirë sidomos kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit. Shpesh fëmijët preferojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrna dhe kalori, të cilat nuk janë të shëndetshme .
Sigurisht që ju nuk mund t’i detyroni gjithmonë fëmijët të hanë ushqimin që nuk u pëlqen. Por mund t’i mësoni me një regjim ushqimor me pak yndyrna dhe të pasur me fibra, hekur, kalcium dhe plot minerale të tjera. Ju njohim më poshtë me disa nga uqshimet më të shëndetshme për fëmijët tuaj.
Qumështi
Si prind, duhet të siguroheni që fëmija juaj të konsumojë mjaftueshëm qumësht. Pasi është një burim i mirë i proteinave, kalciumit dhe vitaminës D. Kjo është arsyeja pse rekomandohet gjithmonë që fëmijët të konsumojnë rregullisht qumësht.
Mollët
Mollët konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme. Kjo sepse ato përmbajnë pak kalori, vitaminë C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra. Në mënyrë që fëmijët tuaj të përfitojnë sa më shumë vlera ushqyese nga mollët, sugjerohet që të konsumohen pa qëruar.
Gjalpi i kikirikut
Shumë prindër nuk përdorin gjalpë kikiriku sepse mendojnë se ai është i pasur me yndyrna. Por ka edhe nga ata që kanë alergji ushqimore. Duhet të dini se shumica e yndyrnave në gjalpin e kikirikut janë zakonisht yndyrna mono-dhe-poli-të pangopura. Kjo gjë e bën gjalpin e kikirikut një mundësi më të sigurt krahasuar me ushqimet e tjera që përmbajnë shumë yndyrna. Ai është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, përmban hekur, acid folik, zink, magnez, vitaminë E, vitaminë A dhe vitaminë B6.
Kosi
Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Por duhet të zgjidhni me kujdes llojin e kosit sepse disa kanë sheqer dhe gjithashtu nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese. Kur zgjidhni kos për fëmijët tuaj, zgjidhni atë që ka më pak yndyrna, ka probiotikë dhe nuk ka sheqerna të shtuara.
Peshku ton
Peshku ton konsiderohet të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme. She sigurisht që ai mund të jetë pjesë e një vakti të shijshëm dhe të shëndetshëm. Edhe pse shumë shqetësime janë ngritur në lidhje me ndotjen e peshkut ton me mërkur, ai mund të konsumohet në mënyrë të moderuar. Ju gjithashtu mund të bëni për fëmijët tuaj një sanduiç tepër të shijshëm dhe të shëndetshëm me peshk ton./AgroWeb
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...