Ushqimet më të mira për zemër

12:02 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të jemi të kujdesshëm në atë se çfarë hamë që nga mëngjesi deri në darkë.

Këto janë ushqimet që mjekët kardiologë i konsiderojnë si më të mirat për zemër:

Fibrat:

Filloni ditën me një pjatë që përmban fibra, dhe në të cilën gjenden omega 3, folate dhe kalium. Ky superushqim me fibra mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq LDL, dhe ndihmon në mbajtjen pastër të artierve.

Salmoni

Është i pasur me acide yndyrore të shëndosha dhe omega 3. Konsumimi i tij dy herë në javë zvogëlon për 30 % mundësinë e vdekjes nga sulmi në zemër.

Avokado

Shtoni një avokado në një sallatë sanduiç ose spinaq për të rritur sasinë e yndyrave të shëndosha të zemrës në dietën tuaj. Avokado ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit LDL, ndërsa rrit sasinë e kolesterolit HDL në trupin tuaj.

Vaji i ullirit

Vaj ulliri ul kolesterolin e keq LDL dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës.

Manaferrat

Dredhëzat, mjedrat, boronicat  janë plot me anti-inflamatorë, të cilat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme