Vapa e stinës së verës me të vërtetë përbën rrezik për shëndetin tonë, por pos kujdesit ndaj lëkurës dhe shmangies së diellit mundet të ndihmojë edhe ushqimi. Gjatë stinës së verës duhet të konsumojmë ushqim më të lehtë, pa yndyrë, sepse në të kundërtën vështirë se do ta durojmë vapën. Kjo do të thotë se më mirë është t’ju kthehemi ushqimeve sezonale, pemëve dhe perimeve, sepse natyra është përkujdesur ta kemi më të lehtë.
Shalqiri, qershitë, kajsitë, pjeprat
Sipas propozimeve të nutricistëve, shalqiri është freskim ideal për stinën e verës. Është i ëmbël dhe i lëngshëm, ndërsa 90 për qind e përbën uji. Shalqirin mund ta përgatisni edhe si sallatë apo supë. Në bazë ditore gjithsesi se duhet të hani edhe qershitë, pjeprin, kajsitë dhe pemët tjera sezonale. Të gjitha pemët sezonale posedojnë sasi të madhe të ujit dhe në këtë mënyrë do ta hidratoni trupin dhe do ta keni më të lehtë t’i bëni ballë të nxehtit.
Domatet, trangujt, kungulleshkat
Përcaktohuni për domatet, trangujt, specat dhe perimet e tjera që janë të pasura me ujë dhe me vitamina. Domatja është e pasur me likopen, e ai mes tjerash është mbrojte natyrale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Trangujt, sikurse edhe shalqiri, janë përplot me ujë derisa kungulleshkat mund t’i përdorni në shumë mënyra.
Supa
Mund t’i konsumoni edhe për drekë dhe për darkë. Mos harroni se është e domosdoshme të jenë të ngrohta, pasi që ka edhe shumë receta për supa të ftohta, ndërsa më të mirat janë ato me perime. Supa lehtëson tretjen, përshpejton metabolizmin, si dhe ndikon mirë në organizëm.
Ushqimi i gatuar
Harrojeni ushqimin e pjekur dhe ushqimin e rëndë. Përcaktohuni për mish peshku, mish të pulës, duke i përzier me perime dhe sallatë.
Ëmbëlsirat
Çokollatat dhe ëmbëlsirat zëvendësojini me jogurt freskues me perime apo me akullore. Nëse nuk mund t’ju rezistoni tortave dhe ëmbëlsirave, atëherë përgatisni ato në shtëpi. Shpeshherë ndodh që vezët të prishen gjatë stinës së verës, që po ashtu bëjnë pjesë edhe në gatimin e akulloreve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...