Me siguri keni dëgjuar për katër vrasjet e bardha – sheqeri, kripa, mielli dhe yndyra – dhe jeni të vetëdijshëm për faktin se këto ushqime nuk janë të shëndetshme. Megjithatë, ajo çfarë ndoshta nuk e dini është se mbani në frigorifer sigurisht të paktën një ushqim që mendoni se është i shëndetshëm, ndërsa në të vërtetë është aq i pashëndetshëm sa konsumimi i rregullt literalisht mund t’ju vrasë! Sipas këshillave të mjekëve dhe nutricionistëve botërorë, kemi përpiluar një listë të ushqimeve që duhet ti shmangni gjithmonë në çfarëdolloj rasti.
Produktet e mishit
Produktet e mishit janë ato që më së shpeshti gjenden në tryezat tona gjatë mëngjesit, ndërsa tek të rinjtë nuk janë të rralla as edhe në drekë dhe darkë. Salsiçet, të gjitha llojet e proshutave, sallamet dhe pashtetat janë të këqija për organizmin, dhe jo vetëm për shkak të arsyes se përmabjnë kripë.
Produktet e lira të mishit janë shumë të pashëndetshme për shkak se ato përmbajnë, ndër të tjera, shumë sheqer dhe additive- thekson nutricionisti Branko Mirkoviq. Përveç këtyre dy vdekjeve të bardha, hulumtimet shkencore kanë treguar se lloje të caktuara të sallameve përmbajnë deri në 400 herë më shumë sodium (natrium) se sa mishi i kuq.
Sigurisht, shumica e aditivëve janë të lidhur ngushtë me shfaqjen e kancerit, por ende përdoren për të përmirësuar ngjyrën dhe shijen e produkteve. Veçanërisht është e dëmshme pashteta, ku asnjë dietolog nuk do kishte future në gojë një gjë të tillë pasi përmbajnë përzierje të shumë gjërave. Zgjidhja? Nutricionistët theksojnë se ju nuk duhet të ndaloni konsumin e mishit, por në vend që të merrni 300 gram sallam të lirë dhe shumë të pashëndetshëm, merrni 100 gram proshutë me cilësi të lartë.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë