Ushqimet e ndaluar, të cilin guxoni t’i hani

12:40 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Shumë ushqime gjithmonë janë në zë të keq kur flitet për shëndetin. Ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar duhet të përmbajë ushqime nga të gjitha grupet ushqyese, ndërsa shkencëtarët pohojnë që pikërisht ushqimi i ndaluar sjell shumë dobi për organizmin.

Ju sjellim dhjetë ushqime që nuk duhet gjithmonë t’i shmangni – mund t’i hani, por në sasi të moderuara.

Çokollata
Gjatë dietës dhe dobësimit një nga rregullat është shmangia e ëmbëlsirave dhe veçanërisht të çokollatës, të cilën e adhurojnë shumë femra. Çokollata e zezë ngop më shumë se e qumështit, ndërsa redukton stresin dhe përmirëson disponimin. Çokollata përmban flavonoide që gjenden edhe në verën e kuqe, çajin e gjelbër, pemë dhe perime. Këta antioksidantë reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, kanceri, tensioni i lartë dhe sulmi në tru.

Pastat
Karbohidratet janë të njohura si ushqim i cili trash, por pasta e zier dhe orizi përmbajnë 70 për qind ujë, ndërsa ushqimi i tillë mban më gjatë ndjenjën e ngopjes se sa ushqimi i thatë. Hani pastë integrale me pulë, perime dhe vaj ulliri.

Patatja
Është shumë e rëndësishme mënyra se si e përgatisni këtë ushqim. Për dallim nga patatet e fërguara (veçanërisht nëse shërbehen me ndonjë salcë me numër të lartë të kalorive), patatja e zier ose e pjekur përmban fibra që ndihmojnë djegien e yndyrave dhe rregullojnë metabolizmin. Sigurisht, mos e teproni me sasi. Porcioni i shëndetshëm i patateve është sa grushti juaj, jo më shumë.

Djathi
Djathërat përmbajnë shumë kalori dhe yndyra, prandaj gjenden në shumicën e listave të ushqimeve të ndaluara. Megjithatë, kalciumi i cili gjendet në djathë përmirëson aftësinë e djegies së kalorive dhe yndyrave. Mungesa e këtij minerali çon deri te sekretimi i hormonit i cili e çon trupin në gjendjen e ruajtjes së yndyrave.

Frutat arrore
Arrat, bajamet, kikirikët, arrat braziliane, lajthitë, fëstëkët, gështenjat dhe frutat e tjera arrore janë burim i shkëlqyeshëm i yndyrave të pangopura, proteinave, fibrave, vitaminave, mineraleve dhe fitokimikateve të cilat parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerin. Përtypja e frutave arrore mund të ndihmojë në dobësim sepse shpejtojnë ndjenjën e ngopjes dhe parandalojnë urinë.

Vezët
Shumë i shmangin vezët për shkak të frikës së kolesterinës të lartë. Sipas hulumtimeve më të reja, të rriturve u rekomandohet të hanë çdo ditë nga një ve, sepse të bardhët e vezëve përmban luteinë, e cila mbron nga sëmundjet e zemrës. Vezët janë të pasura me vitamina (përmbajnë vitaminë D), minerale dhe proteina. Një ve e plotë përmban më shumë vitamina dhe minerale kyçe për 1 kalori sesa cilido ushqim tjetër.

Buka
Karbohidratet në bukë nxisin prodhimin e serotoninës, kimikatit në tru që përmirëson disponimin dhe ndjenjën e kënaqësisë. Kur niveli i serotoninës është në nivel optimal, ndihemi më të qetë dhe më të lumtur, ndërsa atëherë kemi edhe më pak dëshirë të hamë shumë. Buka më e shëndetshme është e zeza dhe buka nga mielli integral.Telegraf

Mishi i kuq
Shumica e njerëzve shmangin mishin e kuq, por ai përmban yndyra të pangopura të cilat gjenden edhe në vajin e ullirit. Pjesa më e madhe e yndyrave të ngopura në mish reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes së zemrës sepse reduktojnë kolesterinën e keqe (LDL) dhe nivelin e asaj të përgjithshëm dhe balancojnë kolesterinën e mirë (HDL). Mishi përmban proteina shumë kualitative, hekur, zink dhe vitaminë B.

Gjalpi
Njerëzit që nga lashtësia hanë yndyra natyrale (me prejardhje shtazore) çfarë i përmban edhe gjalpi. Yndyrat që gjenden në gjalpë i ndihmojnë trupit për të absorbuar materiet ushqyese që gjenden në perime, si karotenoidet, antioksidantet që gjenden në perime, si dhe vitaminat A, D, E dhe K.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme