Të gjithë e dimë se kur jemi të sëmurë, nga një çaj i ngrohtë apo supë, ndihemi më mirë, por ekzistojnë ushqime që nuk janë aleatë kundër ftohjes, por vetëm sa i forcojnë simptomat.
LËNGJET E BLERA TË PEMËVE
Lëngjet e shtrydhura janë përplot me vitamina dhe minerale që trupit të sëmurë i nevojiten, por kjo nuk vlen edhe për lëngjet e blera. Në fakt, lëngjet e tilla në vete përmbajnë sasi të madhe me sheqer që lidhen për qelizat e gjakut dhe “vjedhin” vitaminat nga trupi.
USHQIMI I FËRGUAR
Ushqimi i fërguar nuk është i shëndetshëm as atëherë kur jemi të shëndetshëm, e paramendoni si vepron kur jemi të sëmurë. Janë përplot me aminoacide të ngopura që vështirë treten, duke e çrregulluar kështu edhe sistemin tretës të organizmit.
KAFEJA
Kur jemi të sëmurë, duhet shtuar konsumimin e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina si përbërësi kryesor i pijes së preferuar me ngjyrë të zezë është diuretik i fortë që mundet të shkaktojë dehidrim për tashmë organizmin e dobësuar.
ALKOOLI
Sikurse edhe kafeja, alkooli “përzë” lëngjet nga trupi dhe mundet të shkaktojë dehidrim, e përzierja e disa ilaçeve me alkool mundet ta pakësojë efektin e tyre.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...