Shumë ushqime që ne pëlqejnë ose me te cilat jemi mësuar mund të jenë të ndaluara në disa vende të caktuara, teksa çdo shtet ka rregullat e veta për ingredientët që lejon ose jo në produketet e tij.
Prandaj megjithëse duket e çuditshme, në disa raste sapo kalon kufirin, ushqimi yt i preferuar mund të jetë ilegal, thuhet në një artikull të rrjetit Investing.com.
Arsyeja për këtë është mungesa e etikës në konsumin e disa ushqimeve apo dhe ingredientët toksikë që përdoren për ruajtjen apo jetëgjatësinë e tyre.
Megjithëse shumë ushqime sjellin të ardhura për kompanitë, kjo nuk ka ndaluar vendet të vendosin kufizime dhe ligje kundër konsumit të lëndëve toksike.
Kështu për shembull prodhuesit e produktit të mëngjesit për fëmijë ‘Fruit Loops’ mburren me shitje prej $270 milionë në të gjithë botën, edhe pse janë të ndaluar në shumicën e vendeve evropiane, prej sasisë së sheqerit dhe ingredientëve të përpunuar pa vlera ushqyese.
Në Singapor dalohet çamçakëzi në ambjentet e hapura publike kështu që ata që duan të përmirësojnë frymën, duhet të gjejnë zgjedhje të tjera si larës goje ose diçka tjetër për të pertypur
Hamburgerët e papjekur mirë janë të ndaluar në Britani dhe në disa shtete të Zelandës së Re megjithëse grupi ‘Burger King’ raportonte shitje prej $6 miliardë në vitin 2020.
Gatimi tyre nën masën mesatare është i ndaluar në disa vende prej nivelit të lartë të bakterieve që mund të përmbajnë.
Sufllaqet ose ‘kebabët’ janë të ndaluara në Venecia, ku ushqimet e shpejta të cilësisë së ulët konsiderohet se dëmtojnë imazhin e qytetit bregdetar.
Sufllaqet janë të lira e të thjeshta, dhe nëse i shton shumë salcë nuk kuptohet fare çfarë mishi je duke ngrëne, shkriuan me ironi rrjeti Inversting.com
Por këtë nuk mund ta bësh në Venecia dhe disa qendra të tjera qytetesh turistike, tashme të lodhur me pamjen e konsumit të pakontrolluar të ushqimeve në rrugë.
Sheqerkat zbukuruese amerikane Sprinkles, janë të ndaluara në Britaninë e Madhe megjithëse copëzat shumë ngjyrëshe shihesh shpesh mbi akullore, petulla ose ëmbëlsira.
Arsyeja për këtë përmbajtja e kimikatit ‘eritrozin’, e njohur ndryshe si FD&C Red 3, dhe ka lidhje me hiperkativitetin te fëmijët qe e konsumojnë.
Eritrozina ndalohet të përdoren në Britani në ushqime si kokteile, dekorime të vezëve të Pashkëve, e të tjera.
Buka e bardhë amerikane ndalohet të konsumohet në Britani, Kanada, Peru e vende të tjera.
Kjo për arsye të përmbajtjes së kimikatit ‘bromat potasiumi’ që ndihmon në fryrjen e saj dhe ngjyrimin e bardhë gjatë pjekjes.
Kimikati është lidhur në shumë vende me dëmtime të veshkave dhe sistemit nervor, dhe dyshohet si shkaktar i kancerit.
Farat e sojës janë të ndaluara në Austri, Hungari, Bullgari, Greqi e Luksemburg, për arsye se janë të modifikuara gjenetikisht, edhe pse shitja e tyre arrin në 130 miliardë në vit në të gjithë botën.
Prej rritjes së kerkesës për produkte te sojës fermerët amerikanë kanë modifikuar faren për rritjen e masës se saj dhe përshpejtimin e pjekjes.
Por prej rrezikut të shkaktimit të kancerit kimikatet që përdoren për modifikimin gjenetik të sojës janë ndaluar në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Mishi i derrit nga SHBA është i ndaluar në Rusi, Kinë, Bashkimin Evropian e të tjerë, ndërsa shitjet e tij në botë kalojnë $7.7 miliardë në vit.
Derrat e kultivuar në SHBA arrijnë masa gjigante prej kimikateve që u japin në ushqimin e tyre, prandaj nuk lejohet të shiten në rreth 150 shtete.
Ractopamina e përdorur te derrat ka efekte nëse konsumohet nga njerëzit që ndikojnë te sjellja e femijeve, hiperaktiviteti, si dhe ritmet e zemrës e problemet kardiovaskualre.
Puretë e gatshme të patateve janë të ndaluara në Japoni, Australi, Bashkimin Evropian e Britani prej përmbajtjes së kimikatit BHA
Butylated Hydroxyanisole (BHA), është përbësi kimik që bënë të ruajë produktet e paketuara dhe përdoret në shumë artikuj të tjerë.
BHA është një kacinogjen i mundshëm te njerëzit dhe është ndaluar në shumë vende të botës, duke përfshirë BE.
Ndërkohë, megjithese supa me krahë peshkaqeni shërbehet në vende të Azisë e Kinës, ajo është ndaluar në Evropë për arsye se mijëra peshkaqenë vriten në gjuetinë ilegalë të oqeane.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre