Fatkeqësisht edhe ushqimet që mund të duken të shëndetshme, mund të shkaktojnë fryrje të sikletshme dhe gazra, dhe absolutisht nuk e duam diçka të tillë para se të dalim në plazh.
Produktet e bulmetit
65% e njerëzve janë intolerantë ndaj laktozës, prandaj nëse mendoni të konsumoni produkte bulmeti, qoftë edhe një akullore para plazhit, thjesht hiqni dorë për të mirën e trupit tuaj, kështu shmangni edhe barkun e fryrë, dhimbjet apo diarrenë.
Pijet me gaz
Pijet me gaz janë armiku më i madh i trupit tuaj me bikini. Fatmirësisht efekti zgjat vetëm pak orë, që do të thotë se mund t’i lejoni vetes një pije të vogël me gaz disa orë para plazhit.
Alkooli
Nga t’ja fillojmë. Alkooli ju shkakton ënjtje të fytyrës dhe fryrje. Nëse fusni edhe kripën në lojë, aq më keq. Pastaj mos harronbi që alkooli ka kalori dhe bikinit tuaja nuk i duan shumë kaloritë e tepërta.
Ushqime për energji
Mund të tingëllojnë premtuese falë numrit të lartë të proteinave dhe sasinë së vogël të sheqernave. Por e vërteta është se në këto produkte sheqeri zëvendësohet me sheqer alkooli, që ka pak kalori, por tretet me vështirësi. Trupi juaj do ta ketë të vështirë të tresë ëmbëlsuesit artificialë, prandaj mbase duhet ta lini për në vjeshtë edhe këtë.
Patatet e skuqura
E dimë sa e vështirë është t’i rezistosh tundimit, por duhet ta bëni. Ushqimet e skuqura do t’ju rëndojnë dhe japin ndjesinë e fryrjes, aq më tepër nëse përdorni edhe kripë apo salca për t’i shoqëruar. Konsumoni patatet e ëmbla më mirë, ose konsumojini të pjekura, kështu nuk e sakrifikoni barkun tuaj të sheshtë për ca teka të momentit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...