Jo pak herë heqim dorë nga disa ushqime vetëm për të qenë disa kilogramë më pak.
Linjat perfekte të trupit kërkojnë vullnet, vendosmëri dhe disiplinë, por e dini që ndonjëherë pjesë e kësaj pakete janë edhe “ushqimet e këqija”?
Aspak për t’u habitur sipas nutricistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor.
Pirja e whiskeyt mund të luftojë kancerin
Nëse konsumohet me masë, pija alkoolike mund të ketë shumë përfitime në shëndetin tuaj. mund të luftojë kancerin, të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë dhe minimizon shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Një gotë në ditë për gratë dhe disa gota në ditë për burrat!
Hani çokollatë të zezë një herë në ditë
Një katror çokollate çdo ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul me 23% rrezikun e prekjes nga trompoza. Çokollata përmabn magnez, që ju jep energji dhe parandalon migrenën.
Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës
Nuk është fundi i botës nëse hani një petull një herë në ca kohë. Njerëzit që e ndalojnë veten të hane ushqimet që i duan, ka më pak gjasa të ndjekin me përpikmëri dietën e tyre ushqimore. Kjo sepse duke ndaluar veten të hani një kategori të caktuar ushqimesh, do filloni të hani gjëra që s’ju kishte shkuar mendja, duke sabotuar çdo përpjekje për të përmirësuar dietën tuaj.
Birra ju mbron nga diabeti
Birrën e shmangin të gjithë nëse duan të bien në peshë, sepse të jep bark, por nëse pihet me masë mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Ul presionin e gjakut, parandalon diabetin dhe ndihmon për rënien në peshë. Është burim i vitaminës B si niacina, riboflavina, vitamina B6 dhe B12 dhe acidi folik që mund të parandalojë defektet në lindje.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...