Vezët janë racion shumë i shijshëm dhe i ushqyeshëm. Përmbajnë proteine dhe një numër të madh vitaminash dhe mineralesh, andaj mund të zëvendësojnë në tërësi mishin.
Janë lehtë të tretshme dhe relativisht me vlera të ulëta kalorish, transmeton telegrafi.
Si duhet të zihen vezët?
Në saje të lëvozhgës, vezët përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese. Ja këshilla se si t’i zieni.
Vezët e ftohta lërini në tenxhere (në një radhë). Qitni ujë nga çezma – rreth tre centimetra mbi vezë. Mbuloni dhe në temperaturë të lartë zieni derisa të vlojnë. Ulni temperaturën dhe në zjarr të ngadaltë zieni edhe 10 minuta.
Shtoni kripë në ujë gjatë zierjes për t’u qëruar më lehtë. Pastaj vezët lini nën vrushkull të ftohtë uji. Pasi të ftoheni vendosni në një kuti të pastër apo në karton për të mos absorbuar aromat e ushqimit tjetër nga frigoriferi.
Vezët e freskëta vështirë qërohen nga ato të cilat janë të vjetra shtatë deri në dhjetë ditë.
Vezët e ziera shumë
Shpesh nuanca e butë e pranishme ngjyrë të gjelbër është nga squfuri dhe hekuri të cilët dalin në sipërfaqe kur vezët janë tepër të ziera. Kjo nuk ndikon në shije, ndërkaq janë të përshtatshme që vezët lehtë qërohen.
A është e freskët veza?
Në një gotë me ujë qiteni vezën e freskët. Nëse bie në fund apo me pjesën e ngushtë është e kthyer lart, – është e freskët, nëse pluskon – duhet ta hidhni poshtë sepse është e prishur. Veza e cila qëndron diku në mes të ujit, mund të përdoret, ndonëse nuk është plotësisht e freskët.
Si të ruhen vezët?
Vezët e freskëta në frigorifer mund të ruhen deri në pesë javë. Lëvorja është “linja e parë e mbrojtjes”, kujdesuni të mos pëlcasë.
Vezët duhet lënë në frigorifer – për të qëndruar të freskëta deri në një javë.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...