Ka me qindra produkte për kujdesin e lëkurës në treg dhe secili prej tyre ofron sekretin e lëkurës perfekte.
Por, është e vështirë të thuhet nëse këto produkte me të vërtetë japin efektin e dëshiruar.
Sekreti i vërtetë për një lëkurë të bukur qëndron te ushqimi. Lëkura e shëndetshme dhe e fortë ka nevojë për proteina, të cilat përmbajnë aminoacidet që trupi ka nevojë në mënyrë që të prodhojë kolagjen, substancë që e forcon dhe ushqen lëkurën.
Sa më pak kolagjen që prodhon trupi, aq më shumë mundësi ka që të shfaqen rrudhat.
Për të shmangur këtë, sigurohuni që të hani ushqime me proteina. Antioksidantët, vitamina E dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit. Ashtu si proteinat, vitamina C është një përbërës thelbësor që ndihmon trupin të formojë kolagjen.
Edhe ushqimet me vitaminë A mund të ndihmojnë lëkurën në një shërim më të shpejtë. Ndërkohë, acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj ndotësve dhe toksinave. Nëse mungon omega-3, lëkura mund të thahet, të inflamohet dhe të krijohen puçrra. Ja kush janë ushqimet që duhet të konsumoni: Ushqime me vitaminë C: specat, brokoli, portokalli, patatja e ëmbël dhe domatet. Ushqime me vitaminë E: perimet me gjethe jeshile, arrat dhe farat. Ushqime me vitaminë A: brokoli, spinaqi dhe karota. Ushqime me Omega-3: salmoni, sardelja, vaji i ullirit dhe lajthitë.
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik