Ul nivelin e sheqerit në gjak, zbuloni kurën e thjeshtë që ka lënë pa fjalë edhe ekspertët

23:50 | 28 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak.

Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.

Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës.

Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.

Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni.

Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë.

Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes.

Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm.

Luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi.

Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit.

Kanella është e dobishme në luftimin e inflamacionit, një nxitës i diabetit.

Antioksidantët që përmban kjo erëz luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë stress oksidues dhe përbëjnë pikënisjen e inflamacionit.

Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me diabetin siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.

Sasia E Këshillueshme E Kanellës Për Diabetikët

Shumë studime, të cilave u referohet AgroWeb.org rekomandojnë konsumin e një sasie prej 1 deri në 6 gramë kanellë pluhur në ditë.

Kanellën e gjejmë në dy varietete: Cassia dhe Ceylon.

Cassia është kanella kineze dhe gjendet lehtë kudo ndërsa kanella Ceylon është ajo e vërteta me vlera.

Shiritat e saj të mbështjellë janë të butë dhe të brishtë. Shkopinjtë e kanellës Cassia janë të fortë e të trashë.

Përpara përdorimit të kanellës, diabetikët duhet të konsultohen me mjekun sepse ajo mund të ndërveprojë negativisht me disa ilaçe./agroweb/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme