Uji me kastravec, depo vitaminash e vlerash ushqyese.
Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.
Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.
Përmirëson shëndetin e lëkurës: Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.
Aleat për mëlçinë: Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje