Të gjithë e dimë se konsumimi i ujit mund ta largojë pak apetitin dhe të na ndihmojë të rrimë më gjatë pa ngrënë.
Por, kjo nuk është e vetmja mënyrë se si uji mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.
Ju nuk duhet të pini ujë vetëm kur stomaku fillon t’ju dhemb një orë para darke. Ju duhet të pini ujë tërë kohën.
Për t’jua dëshmuar se përse duhet të pini ujë tërë kohën, më poshtë i keni disa konstatime shkencore.
Konsumimi i ujit ju ndihmon të hani më pak
Përveç se uji ju ndihmon të rrini ma gjatë pa ngrënë, ai gjithashtu ju ngopë më shumë dhe rrjedhimisht hani më pak gjatë mëngjesit, drekës e darkës.
Sipas një hulumtimi të publikuar në ‘Obesity’, personat të cilët për 12 javë kishin konsumuar ujë gjysmë ore para shujtave kishin arritur t’i humbnin deri në dy kilogramë.
Uji e shpejton metabolizmin
Disa gota ujë janë si espresso për sistemin e trupit që merret me djegien e yndyrës.
Sipas shkencëtarëve gjermanë, personat që pinë më shumë ujë kanë deri në 30 për qind metabolizëm më të shpejtë.
Uji i akullt është edhe më i fuqishëm
Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Journal of Clinical Endocrionology and Metabolism’, konsumimi i ujit të ftohtë bën që trupi t’i djegë rreth shtatë kalori.
Sipas tyre, pini 10 gota ujë në ditë për një javë, dhe ju do t’i keni djegur 490 kalori ekstra brenda shtatë ditëve. /Telegrafi/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele