Uji japonez njihet si një ndër pijet që djeg yndyrat dhe ndihmon në humbjen e peshës, por poashtu është një ndër recetat që sjell edhe shumë të mira shëndetësore.
Përbehet nga uji, xhenxhefili dhe limoni dhe sjell shumë përfitime shëndetësore, të cilat portal arbresh.info i sjell për ju.
Kjo pije përshpejton metabolizimin dhe ndihmon trupin që të jetë në formë. Ndihmon që të jeni në formë, pa ndonjë ekeft anësor.
Përfitimet që sjell ky ujë janë:
Normalizon presionin e gjakut
Pirja e ujit me xhenxhefil në mënyrë të rregullt lehtëson presionin e gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e qëndrueshmërisë së saj. Kjo pije ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes së gjakut, e cila tashmë dihet që është vdekjeprurëse.
Largon toksinat
Xhenxhefili përmban një larmi antioksidantësh që mund të gjuajnë dhe neutralizojnë radikalet e lira në trup, të cilat edhe janë burim sëmundjesh.
Zvogëlon kolesterolin
Kjo pije me vlera të mëdha rregullon kolesterolin dhe parandalin një sërë problemesh kardiovaskulare që mund të shkaktohen nga kolesteroli.
Trajton infeksionet
Për shekuj me rradhë, xhenxhefili është përdorur kundër infeksioneve të ndryshme, përfshirë ftohjen dhe gripin.
Përmison qarkullimin e gjakut
Xhenxhefili ka aftësinë që stimulon qarkullimin tuaj kryesisht për shkak të pranisë së hekurit dhe zinkut. Të dy këta minerale mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojnë probleme të ndryshme që lidhen me qarkullimin e dobët. Për më tepër, pija do të parandalojë bllokimin e arterieve dhe do të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare si aterosklerozën, që shpesh herë është fatale.
Përmison tretjen
Pirja e ujit me xhenxhefil rregullisht stimulon sistemin e tretjes dhe thithjen e ushqyesve duke stimuluar shkrirjen e yndyrave në stomak.
Trajton problemet e tretjes
Duke stimuluar tretjen, uji me xhenxhefil do të eliminojë problemet e pakëndshme të tretjes, përfshirë edhe kapsllëkun.
Forcon sistemin imunitar
Siç kemi thënë tashmë, uji i xhenxhefilit do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër infeksioneve të ndryshme. Siç u përmend, mund të luftojë ftohjen dhe gripin, por gjithashtu mund të ndihmojë në sëmundje dhe kushte më serioze.
Zbut dhimbjen e nyjeve
Falë vetive anti-inflamatore, pirja e rregullt e ujit me xhenxhefil do të parandalojë dhimbjen e nyjeve.
Për këtë pije ju duhen:
Ujë
Pak xhenxhefil
Pak limon
Të gjitha këto i vendosni në një enë dhe lërëni që të zihen për pak. Pasi të jenë zier, lëreni pijen të ftohet dhe pijeni. Këtë pije duhet ta pini rregullisht në mënyrë që të forconi sistemin imunitar dhe të parandaloni sëmundjet e ndryshme.
Kujdes, gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë këtë pije./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit