A keni menduar ndonjëherë se si është më lehtë ta konsumoni sasinë e rekomanduar e ujit?
Një numër i madh i njerëzve e neglizhojnë konsumimin e ujit.
Kur u tërhiqet vëmendja për këtë, ata hutohen dhe nuk mund t’ia gjejnë dot vendin në programin e tyre të të ushqyerit.
Edhe pse në shikim të parë nuk duket e rëndësishme koha e konsumimit të ujit, ajo mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në tretjen dhe absorbimin e ushqyesve, dhe madje edhe në oreks.
Pirja më e mirë e ujit është në temperaturën e dhomës.
Nëse gjatë ditës hani shumë racione ushqimi, është më së miri që uji të konsumohet 15 deri në 30 minuta para çdo vakti, shkruan “Men’s Health”.
Në këtë mënyrë nuk do të ndikojë në tretjen përmes zbutjes së enzimave digjestive dhe në qoftë se bëhet fjalë për dietën reduktive, uji mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në reduktimin e oreksit.
Është e zakonshme që para se të ndiheni të uritur ta pini një gotë të madhe me ujë dhe të shikoni nëse ka qenë fjala për etjen.
Në qoftë se përdoret uji i ambalazhuar, duhet t’i kushtohet vëmendje përbërjes së tij.
Uji i tillë duhet të ndryshohet çdo javë dhe nuk duhet vazhdimisht ta pini llojin e njëjtë të ujit.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës