Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon. Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar kastravecin dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.
Pirja e ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të ketë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Ju rendisim më poshtë të gjitha arsyet e forta se përse duhet të pini ujë me kastravec dhe limon çdo mëngjes.
Hidratimi
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Njeriu humbet lëngjet çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes, djersës dhe urinës. Përmbajtja ujore e ushqimeve ndihmon në hidratimin e trupit. Kur organizmi është i hidratuar, atëherë është më energjik dhe organet më në formë.
Tensioni i Gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shëndetësor madhor që prek shumë njerëz në botë. Si pasojë e tij, njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ishemisë, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe syve. Sipas të dhënave kastravecët janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, një mineral i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Mbipesha
Shpesh etja maskohet si uri, gjë që na shtyn ta teprojmë me të ngrënin. Uji me kastravec dhe limon është i mirë për të shuar etjen. Atë mund ta kombinoni me luleshtrydhe, limonë ose portokallë. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni ushqimet e shpejta dhe kaloritë e tepërta që ju bëjnë të shtoni në peshë.
Lëkura
Hidratimi është i domosdoshëm për lëkurën dhe paraqitjen e saj. Kastraveci përmban 95% ujë dhe e hidraton atë. Sipas të dhënave farat e kastravecit janë të pasura me vitaminë E dhe kalium që ndihmon në pakësimin e rrudhave, njollave dhe shenjave të tjera të moshës. Kastravecët mund t’i përdorni edhe për të zbutur rrathët e syve apo kundër djegies nga dielli.
Flokët
Kastraveci ndihmon rritjen e flokëve sepse përmban silikon, fosfor dhe kalçium. Pirja ditore e ujit me kastravec ju ndihmon të keni flokë të plotë e plot shkëlqim. Kastraveci përmban shumë antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Kësisoj, ju mund të pastroni organizmin nga toksinat.
Përgatitja e ujit me kastravec dhe limon
Lajeni kastravecin dhe limonin mirë duke përdorur sodë buke dhe ujë të rrjedhshëm. Në këtë mënyrë mund të largoni toksinat dhe pesticidet. Pas larjes, prijeni kastravecin dhe limonin në feta të holla dhe lëreni në ujë për disa orë. Shtoni sipas dëshirës limon, mente ose luleshtrydhe./agroweb.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...