Tuna e konservuar mund të jetë e mirë për marrjen e proteinave, por ka edhe një rrezik

17:23 | 11 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Përfshirja e tunës të konservuar në dietën tuaj mund të jetë një veprim i shkëlqyeshëm për shkak të të gjitha efekteve pozitive që mund të ketë në trupin tuaj, por ekziston një rrezik.

Përfitimet e konsumimit të tunës të konservuar janë të rëndësishme, transmeton portal arbresh.info

Produkti gjendet pothuajse në të gjitha dyqanet, është i përballueshëm dhe mund të përdoret në gatime të ndryshme, nga sallatat e deri tek sanduiçet.

Për sa i përket përfitimeve ushqyese, ttuna e konservuar ka shumë, megjithatë, është shumë e rëndësishme të mos e teproni, sepse sasia e tepërt e tonit mund të çojë në helmim me merkur.

Këtu janë disa gjëra që duhet të dini për atë që ndodh me trupin tuaj nëse hani rregullisht këtë ushqim të pasur dhe të larmishëm.

Rrit marrjen e proteinave

Shtimi i proteinave në dietën tuaj mund të jetë i dobishëm sepse do të zgjasni ndjenjën e ngopjes dhe, në fund, do të konsumoni më pak kalori. Tuna e konservuar funksionon pikërisht kështu. Sipas USDA, një kanaçe ton në vaj përmban 46.6 gram proteina, ndërsa një kanaçe ton e paketuar në ujë përmban 31.7 gram proteina. Për shkak të faktit se ju duhet të konsumoni 0,36 gram proteina për kilogram të peshës trupore, vetëm një kanaçe ton mund t’ju sigurojë shumicën, nëse jo të gjithë dozën ditore të proteinave.

Ndihmon sytë dhe trurin

Falë acideve yndyrore omega-3 që gjenden në tonin e konservuar, do të forconi funksionin e trurit dhe të syve nëse, për shembull, hani një sanduiç me ton për drekë. DHA, një acid yndyror omega-3, dihet se ka veti për të përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, ajo ka efektin e reduktimit të inflamacionit dhe eliminimit të simptomave të syve të thatë.

Shtim peshe

Edhe pse tuna e konservuar me vaj të disa avantazhe si më shumë proteina dhe shije në krahasim me tonin e konservuar në lëngun e vet, toni në vaj ka më shumë kalori dhe mund të çojë në shtim në peshë.

Helmimi

Tuna e konservuar ka dukshëm më pak merkur sesa toni i freskët, që do të thotë se mund ta hani më shpesh. Për shkak se merkuri është një neurotoksinë, duhet të shmanget sa herë që është e mundur. Pra, përmbajuni një diete të ekuilibruar dhe të larmishme dhe hani ton me moderim, rreth një herë në javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme