Ekspertët nga Spitali Universitar Jena në Gjermani, kanë zbuluar se njerëzit që meditojnë rregullisht, e mbajnë trurin në të ri për shtatë vjet.
Sipas gjetjeve, kombinimi mes përqendrimit intensiv dhe relaksimit, mund të ndikojë në krijimin e qelizave të reja të trurit, transmeton Telegrafi.
Pa marrë parasysh inteligjencën e personit që mediton, parandalimi i tkurrjes së trurit, ndikon në Alzhaimer dhe në sëmundje tjera që e kaplojnë kujtesën.
Shkencëtarët e kanë skanuar trurin e 100 personave, gjysma prej të cilëve bëjnë meditim të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë bëjnë kurrë.
Skanerët kanë qenë të lidhur për kompjuteri, duke japë të dhënat e gjendjes së trurit, si dhe pjesës tjetër të gjendjes fizike.
Në përgjithësi, tek ata që nuk kanë medituar, mosha aktuale dhe gjendja e trurit kanë qenë të njëjta, për shembull nëse dikush ka qenë 57-vjeçar, e ka pasur edhe trurin e moshuar njëjtë.
Mirëpo, truri i atyre që kanë medituar, ka qenë shumë më i ri.
Personat me nga 50-vjet, kanë pasur tru që i përket trupit të një 43-vjeçari.
Ndryshe, meditimi përpos që ndihmon në dobi të shëndetit, japë rezultate pozitive në përmirësimin e sistemit të imunitetit, por edhe e lehtëson vetminë.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi