Shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime në atë se si është i lidhur truri i femrës dhe t’u ndihmojë atyre të lidhen me beben.
Hulumtuesit thonë se shtatzënia e ndryshon lëvoren cerebrale, shtresën e jashtme të materies gri e cila luan rol kyç në përpunimin e informacioneve.
Ky ristrukturim ndodh edhe para lindjes, ku nënat që e përjetojnë më së shumti këtë ndryshim raportojnë për lidhje më të fuqishme me beben sepse janë më të ndjeshme ndaj shprehjeve të fytyrës së bebes.
Hulumtimet e mëhershme kanë qenë të fokusuara në ndryshimet e trurit të nënave gjatë periudhës pas lindjes, por ky ekip nga Universiteti i Torontos, thotë se është ky është studimi i parë që i analizon ndryshimet e trurit gjatë shtatzënisë.
Pra zbulimi ka hedhur dritë mbi fenomenin e quajtur “truri i shtatzënisë” ku femrat raportojnë se harrojnë më shumë dhe bëhen më emocionale gjatë shtatzënisë.
Ideja është se ndryshimi i mënyrës se si është lidhur truri u ndihmon femrave të përqendrohen më shumë në nevojat e të porsalindurit dhe të bëhen më pak të përqendruara në atë se ku kanë mbetur çelësat e veturës – gjë e cila i bën ato nëna të mira.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Child Development’.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë