Shumë studime kanë theksuar se mungesa e vitaminës D prek miliarda njerëz në botë.
Ekspozimi i pamjaftueshëm i lëkurës në diell kontribuon në këtë, si dhe konsumimi i pamjaftueshëm i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë. Vitamina D përbëhet nga 7 vitamina që sintetizohen në lëkurë nën ndikimin e diellit, dhe kryesisht gjendet në vajin e peshkut, produktet e qumështit, mishin, kërpudhat dhe të verdhën e vezës, transmeton portal arbresh.info
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e përqendrimit të kalciumit në trupin tonë, kontribuon në forcimin e kockave dhe shëndetit të dhëmbëve, si dhe forcimin e tonit të muskujve.
Simptomat që tregon trupi juaj nga mungesa e vitaminës D janë:
Eshtra të dobësuara
Trupi ndalon ndërtimin e kockave në moshën 30 vjeçare, dhe mungesa e vitaminës D përshpejton simptomat e osteoporozës. Njerëzit me mungesë të vitaminës D në trup janë më të prirur ndaj frakturave të kockave sesa njerëzit që nuk kanë mungesë të asaj vitamine. Së bashku me aftësinë e saj për të ndërtuar kockat, vitamina D gjithashtu forcon muskujt. Muskujt e fortë parandalojnë rëniet, të cilat shpesh janë shkaku i aftësisë së kufizuar dhe madje edhe i vdekjes tek të moshuarit.
Dhimbjet e eshtrave
Dhimbja delikate, por e vazhdueshme e kockave dhe nyjeve mund të jetë rezultat i sëmundjeve të tilla si artriti, osteomalacia ose fibromialgjia. Sidoqoftë, shkaku i asaj ndjenje të pakëndshme mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D, transmeton portal arbresh.info
Humori i keq
Depresioni klinik në shumicën e rasteve lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e vitaminës D. megjithatë, ende nuk ka prova shkencore në lidhje më këtë. Ekspertët besojnë se mungesa e vitaminës D ndikon në sekretimin dhe sasinë e hormonit serotonin, i cili përcakton gjendjen shpirtërore.
Djersitje e tepërt
Djersitja e tepërt ka shkaqe të shumta, dhe një prej tyre është mungesa e vitaminës D në trup.
Lodhje e tepërt
Nëse ndiheni të lodhur dhe të dobët edhe pas një gjumi tetë orësh, atëherë ju mund të vuani nga mungesa e vitaminës D. Nuk është vetëm hekuri që është përgjegjës për forcën e trupit, por edhe kjo vitaminë. Lajmi i mirë është se muskujt rigjenerohen shpejt dhe se duke konsumuar ushqime që përmbajnë vitaminë D, ju mund të përmirësoni tonin e muskujve tuaj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...