Google ADS

Truket me të cilat ulni shtypjen e lartë të gjakut për vetëm dy minuta

10:47 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Personat të cilët kanë probleme me shtypjen e gjakut, para së gjithash, patjetër duhet të ndryshojnë shprehitë në ushqim.

Doktorët konsiderojnë që për ulje të suksesshme të shtypjes së lartë të gjakut, është më me rëndësi të ulni marrjen e kripës dhe të yndyrave.

Shtypja e lartë e gjakut mund të rregullohet me ndihmën e ilaçeve, por edhe me konsumimin e artikujve të shëndetshëm ushqimorë.

Dy ilaçe të fuqishme natyrale, posaçërisht janë të dobishme për personat me shtypje të lartë të gjakut, prandaj shumë shpejt e ulin shtypjen, transmeton Telegrafi.

Kanella

Disa studime kanë konstatuar që shtypja sistolike dhe diasistolike te personat e rritur ulet me këtë mëlmesë të njohur aromatike.
Nëse qitni vetëm një gjysmë luge të vogël të kësaj mëlmese në ushqimin tuaj ditor, më lehtë do të kontrolloni shtypjen e lartë të gjakut.

Për efekt më të shpejtë provoni të merrni gjysmë luge të vogël kanellë pluhur, dhe pastaj të pini një gotë ujë.

Hudhra

Ky artikull, të cilin shumica e proklamojnë si më të shëndetshmit në botë, shpejt ul shtypjen e lartë të gjakut.

Hudhra liron enët e gjakut dhe vetvetiu i zgjeron ato, për këtë shkak gjaku më lehtë qarkullon andaj edhe shtypja ulet.

Për ulje të shpejtë të shtypjes së gjakut shtypni tre thelpinj hudhre dhe hani ashtu ose me pak bukë.

Është me rëndësi të dini se si hudhrën më mirë është ta shtypni para se ta hani, sepse nxisim reaksionin e enzimave në të cilin prodhohet alicina, me të cilën kjo bimë mbrohet nga sulmet e baktereve dhe të kërpudhave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme