Trinjakët të cilët kanë lindur nëntë javë më parë u janë nënshtruar një operacioni të rrallë në spitalin Stony Brook Children’s Hospital në Nju Jork.
Fëmijët kanë lindur me një deformim të rrallë të kafkës të quajtur craniosynostosis ( pjesë të kafkave të tyre të shkrirë në mitër), transmeton portali arbesh.info.
Mjekët thonë se ky çrregullim mund të çojë në humbjen e shikimit dhe rritjen e kufizuar të trurit dhe trajtimi mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk operohet herët.
Duke marrë udhëzimet e mjekëve prindërit kishin vendosur që fëmijët e tyre të i’u nënshtrohen operimi dhe vetëm nëntë javë pas lindjes së tyre, djemtë i’u nënshtruan një operacioni të njëkohshëm të kafkës në Spitalin Stony Brook Children’s Hospital në Nju Jork.
Nëna e fëmijëve tha për Daily Mail se ishte nervoze para operacioni, por ata tani janë më mirë.
Trinjakët të cilët janë identikë, Jackson dhe Hunter kishin sinostozë sagitale ndërsa Kadeni kishte sinostozë metopike.
Mjekët pas operimit të trinjakëve thanë se: “Operimi është mjaft i vështirë për deformime të tilla, por nëse vërehet herët mund të ketë sukses”.
Shansi për të pasur trinjakë është një në 1.000./Arbresh.info
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...