Sipas organizatës për Kujdesin ndaj Kancerit të Gjirit, do të ishte ideale sikur të gjitha femrat e çdo moshe të kryenin vizita mjekësore por edhe vetëkontrolle më të shpeshta, për të kapur në kohë ndryshimet e vogla që mund t’u shpëtojnë jetën.
Ja për çfarë duhet të tregoheni të vëmendshme.
Gjëndrat anormale janë të forta
Gjëndrat anormale janë përgjithësisht të forta dhe nuk lëvizin lehtësisht nën lëkurë. Gjëndrat e buta si cistet që janë të qëndrueshme, por lëvizin me lehtësi nën lëkurë, janë përgjithësisht të parrezikshme.
Gjëndrat anormale shoqërohen edhe me ndryshime të tjera
Gjëndrat e rrezikshme të gjirit zakonisht shoqërohen me ndryshime të tjera fizike si përshembull thithka të kthyera në mënyrë të papritur, gropëza të vogla në gjoks ose ndryshime në masën e tyre. Rrjedhjet ë ngjyrë të verdhë, kafe ose të përgjakura nga njëri gji janë gjithashtu shenja alarmante.
Gjëndrat anormale përgjithësisht nuk gjenden në të dy gjinjtë njëkohësisht
Nëse gjatë prekjes të dy gjinjtë janë njësoj, përgjithësisht nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Nëse gjëndrat ndodhen në të dy gjinjtë, me shumë gjasa ato janë inde që ndihen si gjëndra.
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës