Tri mënyra të thjeshta për të humbur peshë pa dietë fare

14:10 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Qoftë nëse jeni përpjekur ta zvogëloni numrin e kalorive që i konsumoni apo gjithmonë keni dëshiruar një stomak më të rrafshët, dietat mund të jenë të lodhshme.
Me dimrin e ftohët që po vjen, një pjatë e madhe me sallatë është gjëja e fundit që dikush do të dëshironte ta konsumonte pas kthimit në shtëpi nga puna, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht hulumtimet e reja sa i përket shprehive të ngrënies tregojnë se disa truqe të lehta dhe të përditshme mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pa pasur nevojë të bëni sakrifica të mëdha.

Mos hani në lëvizje

Studimet tregojnë se duke ngrënë gjatë kohës që jeni në lëvizje mund të fitoni peshë më shumë.

Thjesht duke u ulur në një tavolinë me miqtë apo familjarët do t’ju ndihmojë ta regjistroni faktin se e keni ngrënë një shujtë.

Në teori, ju do të ndiheni më të ngopur.
Hani më ngadalë

Hulumtimet tregojnë se gëlltitja e ngadalshme jo vetëm se djegë më shumë kalori, por edhe i përmirëson nivelet e hormoneve të ndryshme të cilat ndërlidhen me urinë.

Pini dy gota ujë para se të hani

Dehidratimi shpeshherë mund të ngatërrohet me urinë. Thjesht duke i pirë dy gota ujë mund t’ju ndihmojë ta kuptoni se në fakt nuk jeni të uritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme