Njohja e shenjave dhe kërkimi i trajtimit të hershëm mund t’i zvogëlojë dëmet që mund të shkaktohen nga sulmi i trurit, ose mund t’i parandaloni krejtësisht dëmet.
Më poshtë gjeni disa mënyra se si mund ta minimizoni rrezikun e sulmit në tru.
Njohja e shenjave; trajtimi i hershëm i parandalon dëmet e mëdha.
Sulmi në tru është dëmi që shkaktohen nga një bllokim apo gjakderdhje në tru. Është një nga shkaktarët më seriozë të problemeve afatgjate në Britani.
Çereku i sulmeve të trurit ndodhin te personat nën moshën 65 vjet, dhe dëmet përfshijnë humbjen e të folurit, humbjen e fuqisë në njërën anë të trupit apo fytyrës.
Megjithatë, një pjesë e madhe e sulmeve të trurit përfundojnë me fatalitet. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm nënkuptojnë dëme më të vogla.
Testi ‘FDFK’ ju ndihmon më së shumti në raste të tilla: Fytyra – a mund të qeshni? A po keni probleme me fytyrën tuaj? Duart – a mund t’i ngritni lart dhe t’i mbani ashtu? Fjalët – A keni problem t’i kuptoni fjalët apo a po keni problem t’i formuloni fjalitë? Koha – thërrisni emergjencën nëse e vëreni njërën nga këto tri shenja, transmeton Telegrafi.
Kontrollojeni vazhdimisht shtypjen e gjakut
Shtypja e lartë e gjakut është faktor i rëndësishëm parandalues i rrezikut.
Aq më shumë që pini duhan, aq më i lartë rreziku
Aq më shumë që pini duhan, aq më shumë rrezikoheni nga sulmi i trurit, prandaj, nëse nuk mundeni të hiqni dorë krejtësisht, të paktën zvogëlojeni sasinë e duhanit që e pini.
Nëse menaxhoni të hiqni dorë, rreziku juaj për të pësuar sulm në tru do të jetë i njëjtë pas pesë vjetëve me atë që nuk ka pirë asnjëherë duhan.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person