Humbja apo mungesa e epshit seksual është problem atëherë kur personi që e përjeton beson se është problem. Problemet mjekësore, si diabeti apo sëmundjet e zemrës, mund ta zvogëlojnë epshin seksual.
Një anketim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka raportuar se 34% e të gjitha femrave që janë aktive seksualisht dhe 15% e meshkujve që janë aktivë seksualisht kanë pasur humbje interesi në seks për tre muaj apo më gjatë në vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Por, si të zgjidhet ky problem?
Bëni më shumë gjumë
Është e vërtetë se meshkujt me nivelet më të ulëta të testosteronit raportojnë për dëshirë më të ulët seksuale, dhe një studim nga shkencëtarët amerikanë ka zbuluar se të fjeturit për më pak se pesë orë brenda nate i zvogëlon nivelet e testosteronit te të rinjtë për 10-15%.
Mungesa e gjumit e vret edhe libidonë e femrave: një studim i vitit 2015 ka konstatuar se femrat të cilat bëjnë më shumë gjumë, janë 14% më të prira të bëjnë seks qysh në ditën tjetër.
Si hap i parë, është mirë të flisni për problemin
Problemet e lidhjes janë shkaktari kryesor i libidosë së ulët: studimet tregojnë se nëse e keni të vështirë të flisni rreth seksit me partnerin, ju i keni shanset dyfish më të mëdha për të pasur epsh më të vogël seksual.
Shumica e njerëzve nuk komunikojnë dhe përfundojnë duke e shmangur seksin, por komunikimi i hapur i rritë shanset për ta rikthyer në gjendje të mëparshme libidonë.
Relaksohuni
Stresi mund t’i çrregullojë funksionet e tretjes, imunitetit dhe dëshirën riprodhuese. Pra, nëse jeni të stresuar, shanset janë të mëdha se nuk jeni në disponim për seks.
Kështu, relaksohuni duke bërë joga ose ushtrime fizike dhe shijojeni seksin. /Telegrafi/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë