Dëshironi të humbni peshë pa u munduar fare?
Nuk jeni të vetmit! Përderisa shumë njerëz e kanë të vështirë të humbin peshë, faktikisht ka disa mënyra se si mund të digjni kalori pa shkuar fare në palestër.
Pastrimi i shtëpisë
Një studim i fundit, i kryer nga “Good Housekeeping Institute’, ka zbuluar se njerëzit mund t’i djegin deri në 600 kalori duke pastruar në shtëpi.
Pastrimi intensiv i shtëpisë, siç është pastrimi i dritareve dhe i tualetit, mund t’ju ndihmojë që të keni një formë fantastike – gjithashtu edhe shtëpia do të duket mirë!
Studimi ka zbuluar se pastrimi i dritareve ka qenë aktiviteti që më së shumti djegë kalori, ku pjesëmarrësit mund t’i djegin deri në 115 kalori brenda 20 minutave.
Pastrimi i tualetit mund t’i djegë mesatarisht 100 kalori, ndërkaq fshirja e pluhurave mund t’i djegë 200 kalori për 40 minuta.
Shikimi i një filmi të frikshëm
Siç duket, nuk keni nevojë të lëvizni fare nga kauçi për të humbur peshë.
Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se shikuesit e filmave horror edhe djegin kalori njëkohësisht.
Sipas tyre, duke shikuar një film të frikshëm ju mund t’i digjni deri në 184 kalori.
Hani më shumë xhenxhefil
Një studim i publikuar në “UK National Library of medicine” ka zbuluar se xhenxhefili e promovon ndjenjën e ngopjes.
Rrjedhimisht, njerëzit që konsumojnë xhenxhefil ndihen më të ngopur, pastaj hanë më pak dhe humbin më shumë peshë. /Telegrafi/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë