Tri kafe në ditë për të jetuar më gjatë

13:29 | 11 Korrik 2017
Arbresh.info

Njerëzit që pinë rreth tri filxhanë kafe në ditë mund të jetojnë më gjatë se ata që nuk pinë, sugjeron një studim historik.

Në analizën më të madhe të këtij lloji, shkencëtarët shqyrtuan të dhëna nga më shumë se 500,000 njerëz në 10 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, për të shqyrtuar efektin e konsumit të kafesë në rrezikun e vdekjes, transmeton portali arbresh.info.

Hulumtuesit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) dhe Imperial College London zbuluan se nivelet më të larta të konsumit të kafesë u shoqëruan me një reduktim të rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet, veçanërisht nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe të tretjes.

Autori kryesor i Dr Marc Gunter i IARC tha: “Ne kemi gjetur se konsumimi më i lartë i kafesë ishte shoqëruar me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, dhe veçanërisht për sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet e tretjes”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme